23-04-2024

Rahovec: Dënohet se la qentë e tij pa lidhur dhe shkaktoi rrezik të përgjithshëm

Gjykata Themelore në Gjakovë, dega në Rahovec, e ka dënuar me me 200 euro gjobë të akuzuarin për veprat penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, Kushtrim Sadiku.

Aktgjykimi ndaj tij është shpallur nga gjykatësi, Mizahir Shabani, pasi që i akuzuari paraprakisht e ka pranuar fajësinë për akuzat me të cilat ngarkohet, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Pas kësaj, i akuzuari Sadiku, ka thënë se ndihet fajtor për veprën të cilën e ka kryer dhe pendohet për rastin që i ka ndodhur.

Ai ka kërkuar nga gjykata që me rastin e caktimit të dënimit të ketë parasysh se është i gjendjes së dobët ekonomike, mbajtës i familjes, ashtu që t’i shqiptojë një dëmin sa më të butë.

Pranimin e fajësisë nga ana e të akuzuarit nuk e ka kundërshtuar prokurori Enis Gashi, i cili tha se pranimi i fajësisë është bërë në mënyrë të vullnetshme dhe ka mbështetje në provat që gjenden në shkresat e lëndës.

Gjykatësi Shabani, të akuzuarin e ka obliguar t’i paguaj shpenzimet procedurale në shumën prej 30 euro si dhe 30 euro në emër të kompenzimit të viktimave të krimit.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur aktakuzë më 03 mars 2020, ndaj Kushtrim Sadiku, duke e ngarkuar atë me veprën penale “shkaktim i rrezikut te përgjithshëm”.

Sipas aktakuzës, i pandehuri më 19 janar 2020, rreth orës 15:40 në fshatin Krushe e Madhe të Rahovecit, nga pakujdesia shkakton rrezik të përgjithshëm për jetën e njerzve, në atë mënyrë që i len qentë e tij në oborrin e fermës së bagëtive të tij pa i lidhur me zingjir, ashtu që ditën kritike qeni i të pandehurit kalon rrethojat e stallës së bagëtive dhe del në rrugë dhe derisa të dëmtuar Kapllan Behra dhe Hajrie Sejfullahu, ishin duke ecur rrugës të njëjtit sulmohet nga qeni i të pandehurit.

Në aktakuzë thuhet qeni i te pandehurit e sulmon te demtuarin Kapllan duke e kafshuar në dorën e majtë dhe në këmbën e majtë, ndërsa të dëmtuarën Hajrije e sulmon duke e kafshuar në dorën e djathtë, në regjionin e e gjunjëve dhe në regjionin e shpinës, me ç’rast të dëmtuarëve ju shkakton lëndime të lehta trupore, lëndime këto të konstatuara në ekspertizëm mjeko-ligjore të Dr. Naim Uka. /BetimipërDrejtësi

Asnjë koment

Comments are closed.