25-04-2024

Rahovec, kanos policët pasi i shqiptohet gjoba

Të premten në mëngjes një person ka kanosur policët në Rahovec pasi këta të fundit i kanë shqiptuar një tiketë.

Sipas raportit të policisë, është arrestuar i dyshuari pasi që i njëjti në shenjë revolte kundër tiketës të shqiptuar ka kanosur zyrtarët policorë ndërsa gjatë arrestimit, lëndime trupore ka pësuar njëri nga zyrtarët, njofton Klan Kosova.

Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Asnjë koment

Comments are closed.