22-11-2024

Rahovec: Qeni sulmon dy persona, dëshmitari e qëllon më pushkë gjuetie

Një i dyshuari është arrestuar në Rahovec pasi që qeni i tij ka sulmuar një mashkull dhe një femër.

Pasditen e djeshme,  një person që ka parë ngjarjen me pushkën e tij të gjuetisë të cilën e ka pasur me leje ka shtënë në drejtim të qenit duke e mbytur.

Të dy personat të cilët janë sulmuar nga qeni kanë pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit, pushka është sekuestruar, ndërsa pronari i qenit është intervistuar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Asnjë koment

Comments are closed.