Rahovec: Të dehurit “tapë” gjuajnë disa herë me armë
Janë arrestuar dy të dyshuar në Rahovec, pasi që ata nën ndikim të alkoolit, kanë shtënë me pushkë gjuetie disa herë
Policia ka bërë të ditur se të shtënat me armë kanë ndodhur të dielën në orën 15 e 23 minuta në rrugën “Bekim Isma”.
“Janë konfiskuar dy pushkë gjuetie, nëntë fishekë dhe pesë gëzhoja. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti kalon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë./IndeksOnline/