Rahovec: Tre serbë rrahin dy ashkalinj, dyshohet të jetë motivi ndëretnik
Tre serbë janë arrestuar të hënën në Rahovec, pasi të njëjtit dyshohen se kanë sulmuar fizikisht dy ashkalinj, pas një zënke që dyshohet se kanë pasur mes vete. Të dyshuarit kanë përfunduar në Polici, ndërkohë që është zbuluar edhe motivi që dyshohet se i shtyri ara të futen në sherr, raporton Gazeta Sinjali.
Siç mëson Sinjali, Prokuroria tashmë ka nisur hetimet dhe sipas informacioneve të para, motivi i këtij incidenti ka elemente të mundshme ndëretnike.
Dy viktimat që u sulmuan fizikisht janë një 20-vjeçar dhe një 19-vjeçar, të cilët kanë kërkuar ndihmën e Policisë.
Si rezultat i denoncimit, të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor, ku kanë dhënë deklaratat e tyre lidhur me veprën për të cilën ngarkohen.
Pas përfundimimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që ndaj tyre të iniciohet rasti për veprën penale “Sulm”.
Rastin e kanë konfirmuar për Sinjalin edhe nga Policia Rajonale në Gjakovë.
P. S Foto nga arkivi