20-05-2024

Rahoveci brenda tre ditësh ia shkakton dy humbje Pejës

Në përballjen interesante mes klubit të basketbollit Rahoveci dhe Pejës, vendasit arritën fitore.

Klubi i basketbollit Rahoveci e ka mposhtur me rezultat të ngushtë 63:61 Pejën, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e 24 të Superligës së Kosovës në basketboll, përcjell KosovaPress.

Ndërkaq, fitorja e sotme e Rahovecit ishte e dyta kundër Pejës, ku tre ditë më herët “Vreshtarët” mposhtën “Shqiponjat” në kuadër të Ligës Unike.

Më i dalluari te Rahoveci ishte basketbollisti Fisnik Rugova, i cili regjistroi 15 pikë e 11 kërcime, kurse nga 14 pikë regjistruan TJ Dunans, Ivan Koljevic dhe Makol Mawien.

Në anën tjetër, te Peja u veçuan Washington me 17 pikë, Arian Qallaku dhe Calvin Godfray me nga 12 pikë secili, kurse Dardan Berisha shënoi vetëm 4 pikë.

Pas kësaj fitoreje, Rahoveci me 11 fitore e 13 humbje renditet në vendin e pestë, ndërsa Peja me 15 fitore e nëntë humbje zë vendin e tretë në tabelën e Superligës së Kosovës në basketboll.

Në xhiron e radhës, Rahoveci do të përballet me Bashkimin, kurse Peja do të zhvillojë ndeshje kundër Trepçës.

Asnjë koment

Comments are closed.