23-04-2024

Rahoveci forcohet me një amerikan

Qendra amerikane Ed Daniel, është përforcimi më i ri i KB Rahoveci.

Ekipi i Superligës së Kosovës në basketboll, të hënën ka zyrtarizuar amerikanin që së fundi ishte pjesë e ekipit elitar të Greqisë, Iraklis.

Daniel (203 cm), karrierë ka bërë në Evropë edhe në ekipet si Fortitudo Bologna, Peristeri, Chalons-Reims, Maccabi Ashdod, Vanoli Cremona, Pallacanestro Varese e Pistia Basket.

Te Rahoveci, besojnë se përvoja e Danielit do t’u ndihmojë shumë në pjesën e mbetur të këtij edicioni.

“Amerikani i gjatë 203 centimetra, me përvojë disavjeçare në ligat Europiane si Serie A të Italisë, Israeli BLS , French Jeep Elit , Greek HEBA A1, i bashkohet skuadrës sonë. Ai luan në pozitën 5 , ku me përvojën e tij do të na ndihmojë që ti arrijmë objektivat tona”, ka shkruar Rahoveci në Facebook.

Asnjë koment

Comments are closed.