19-05-2024

Rahoveci me peticion kundër Variantit 6 të “Autostradës së Dukagjinit”

Këshilli i banorëve të Rahovecit, sot nga ora 11, filloi me organizimin e peticionit kundër variantit të propozuar të “Autostradës së Dukagjinit”, Variantit 6, për pjesën e Rahovecit.

Ky variant është propozuar nga Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj dhe kryetari i Komunës Smajl Latifi në debatin publik të mbajtur në Kuvendin e komunës.

“Banorët e Komunës së Rahovecit janë duke kundërshtuar ‘Variantin 6’ sepse nga të gjitha komunat e Rrafshit të Dukagjinit, i vetmi qytet i cili anashkalohet është Rahoveci. Po ashtu, me variantin e propozuar, përveç anashkalimit që po i bëhet Rahovecit, është duke u betonizuar dhe shkatërruar edhe lumi Drini i Bardhe i cili është i mbrojtur me ligj”, ka thënë për Koha.net Suad Çmega, anëtar i Këshillit.

“Rahovecasit janë pro ‘Variantit 1’ i cili kalon ndërmjet qytetit të Rahovecit dhe fshatit Fortesë (Bellacërkë), gjegjësisht tek vendi i quajtur ‘Bërnjaka’”, sqaroi Çmega. “Po ashtu, jemi të kënaqur sepse ka shumë të interesuar për të nënshkruar peticionin”, përfundoi ai.

Asnjë koment

Comments are closed.