16-04-2024

Rahoveci në aksion për pastrimin e rrugëve fushore të bllokuara nga shiu

Përveç dëmeve që u ka shkaktuar fermerëve të vyeshëm të Komunës së Rahovecit, shiu dhe vërshimet e ditëve të fundit,  ka bllokuar edhe rrugët fushore që po pengojnë fermerët që t’i punojnë tokat e tyre.

Në njoftimin e komunës, thuhet se tashmë ka filluar sanimi i tyre.

Punët në rregullimin e rrugëve fushore, të dëmtuara nga vërshimet e fundit, pritet të përfundojnë shumë shpejt.

Asnjë koment

Comments are closed.