23-11-2024

Rahoveci së shpejti do të bëhet me fushë të futbollit, hendbollit, volejbollit, tenisit…

Pas kërkesës së bërë nga kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, në njërën nga mbledhjet e Qeverisë së Republikës së Kosovës, është marrë vendim për aprovimin e kërkesës së komunës së Rahovecit për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme “Pasuri Shtetërore e Kosovës, KK. Rahovec” shfrytëzues Ekonomia Pyjore, e cila menaxhohet nga Agjencia Pyjore e Kosovës, Zona Kadastrale “Rahovec” me numër të njësisë kadastrale P-71510057-02240-1 dhe t’i bartet në shfrytëzim Komunës së Rahovecit, transmeton Koha.net.

Bazuar në pikën dy të vendimit, prona nga pika 1. e vendimit, jepet në shfrytëzim me qëllim të ndërtimit të një stadiumi për futboll, fushë për hendboll, fushë për volejboll, fushë për tenis dhe për pjesë tjera për rekreacion, dhe obligohet komuna e Rahovecit që t’i zhvilloj të gjitha procedurat dhe të përmbushë të gjitha detyrimet sipas legjislacionit në fuqi.

Parcela me numër të njësisë kadastrale P-71510057-02240-1, gjendet tek vendi i quajtur Epopeje e UÇK-së, në magjistralen rajonale Rahovec-Malishevë dhe që ka hapësirë prej 7 hektarësh.Image

Asnjë koment

Comments are closed.