23-11-2024

Rahoveci synon lirimin e trotuareve në qytet

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, me bashkëpunëtorë është takuar me Osman Ismajlin, dhe stafin e tij, për të biseduar rreth sigurisë në komunikacion dhe lirimin e trotuaret nga shitësit ambulantiv dhe bizneset tjera të cilët ekspozojnë mallin e tyre.

 

Latifi ka thënë se ka informacione, që gjatë kësaj kohe komunikacioni është i ngarkuar dhe kërkoj rritje të patrullimit dhe nga ana e policisë në mënyrë që siguria në komunikacion të jetë më e lartë.

 

Në njoftim thuhet se kryetari gjithashtu ka thënë gjatë takimit se trotuaret janë të uzurpuara nga shitësit ambulantiv  dhe ka kërkuar nga Drejtoria e Inspeksionit që të asistohen edhe nga policia në mënyrë që të lirohen trotuaret dhe qytetarët të ecin lirshëm nëpër trotuare. Ai ka thënë se nuk jam për të dënuar askënd, por nëse ata e kanë  shkelur ligjin, sigurisht që do të dënohen bazuar në ligjet relevante që janë në fuqi.

 

Ndërsa, komandanti i stacionit të policisë në Rahovec, Osman Ismajli, ka thënë fillimisht se situata e sigurisë në territorin e Komunës së Rahovecit është e qetë dhe stabile, kriminaliteti është në rënie  dhe në gjashtëmujorin e parë të vitit 2018, nuk kemi asnjë rast me fatalitet-vdekje në komunikacion.

 

Kurse sa i përket lirimit të trotuareve ai është shprehur se u janë përgjigjur pozitivisht kërkesave të inspektorëve të drejtorisë së Inspeksionit për ti asistuar në aksionet e tyre për largimin e shitëseve ambulant të cilët e ekspozojnë mallin e tyre në trotuar dhe që pengojnë lëvizjen e qytetarëve. Poashtu ai ka thënë se jemi të gatshëm të asistojmë sa herë që kemi kërkesë, nga drejtoria përkatëse që ti mbështesim gjatë realizimit të aksionit të cilët ata kanë.

 

Në fund të takimit Kryetari Latifi dhe komandanti Ismajli, u dakorduan që në të ardhmen të ketë takime në mes të zyrtarëve të drejtorive të Shërbimeve Publike dhe asaj të Inspeksionit dhe Policisë së Kosovës stacioni në Rahovec.

 

Asnjë koment

Comments are closed.