Rahoveci zgjat afatin për aplikim për bursat studentore
Drejtoria e Arsimit në Komunën e Rahovecit, ditë më parë ka shpallur konkurs për ndarjen e bursave për studentë për vitin akademik 2019-2020 për shkollimin universitar.
DKA ka njoftuar se për shkak të gjendjes së krijuar si rezultat i pandemisë Covid-19 dhe masave të rrepta të kufizimit të lëvizjes për qytetarë, shumica e studentëve të komunës nuk patën mundësinë të aplikojnë sepse nuk kanë mundur t’i nxjerrin dokumentet e nevojshme për të aplikuar nga administratat e fakulteteve përkatëse shtyrjen e afatit për aplikim, shkruan Gazeta e Prizrenit.
”Si rezultat i kësaj, numri i aplikativëve për bursa pranë DKA-së gjatë këtyre ditëve ishin shumë të vogla”, thuhet në njoftim.
Për këtë arsyeje, DKA ka vendosur të zgjasë afatin e aplikimit për bursa deri në njoftim tjetër. Pra, studentët mund të aplikojnë për bursa dhe pas datës 05.05.2020.
Sipas konkursit të lëshuar nga kjo drejtori, përfitues të këtyre bursave do të jenë të gjithë ata studentë që janë banorë të Komunës së Rahovecit dhe të cilët përmbushin kriteret e përgjithshme.
Bursa jepet për 100 studentë, në vlerë prej 50 euro në muaj. /GazetaePrizrenit.net/
Më gjerësisht kliko në linkun: