25-11-2024

Rajoni i Prizrenit prin për numrin e deponive

Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit te Kosovës (AMMK) ka publikuar raportin për menaxhimin e mbeturinave komunale në Kosovë.

Gjatë muajit maj të vitit 2022 AMMK ka identifikuar 763 deponi të egra të madhësive të ndryshme, ku dominojnë kategoria e deponive të vogla me gjithsej 270 të tilla.

Sipas raportit deponitë janë klasifikuar në: (a) deponi të mbeturinave komunale, (b) deponi të mbeturinave të ndërtimit dhe rrënimit, (c) deponi të mbeturinave të rrezikshme, (d) deponi të mbeturinave të vëllimshme dhe (e) deponi të mbeturinave të tjera.

“Në rajonin e Prizrenit është regjistruar numri më i madh i deponive të egra me gjithsej 187 kurse në Rajonin e Gjakovës është regjistruar numri më i vogël i deponive me gjithsej 30 deponi”- thuhet në raport.

Ndërkaq sipas komunave, në raport thuhet se numri më i madh i deponive të egra është regjistruar në komunën e Lipjanit me gjithsej 88 deponi, e prirë nga komuna e Malishevës me 84 deponi, kurse në Komunën e Vitisë dhe Junikut nuk është regjistruar asnjë deponi e egër.

Asnjë koment

Comments are closed.