Rama pyet nusen e shtëpisë se si shkon me vjehrrën, përgjigja e saj është epike
Kryeministri Rama, ka publikuar pamjet e vizitës së tij dje në Libohovë, në një bujtinë, e para që hapet për turistët në fshatin Labovë e Kryqit.
Rama e ka nisur vizitën duke u freskuar tek burimi i fshatit, më pas ka parë nga afër bujtinën me disa dhoma që drejtohej nga nënë Maria.
E ndërsa shikonte me vëmendje dhomat dhe ambientet e tjera të bujtinës, Rama nuk ka kursyer as batutat, e këtë herë me nusen e shtëpisë, të cilën e ka pyetur për marrëdhënien me vjehrrën.
“Me vjehrrën mirë shkoni?”, ka qenë pyetja e Ramës për nusen, e cila nuk ka ngurruar aspak dhe i është përgjigjur: “Super, më mirë se mund ta mendoni”.
Postimi i Kryeministrit Rama në Facebook:
Labovë e Kryqit, Libohovë – Në bujtinën “Maria”, shtëpia e parë që hapet për turistët në këtë fshat plot histori, falë mbështetjes sonë nga Skema Kombëtare e Financimit prej AZHBR, për ngritjen e bujtinave turistike dhe agroturizmave në fshatin shqiptar, ku ndërthuren tradita dhe modernia, në funksion të zhvillimit të ekonomisë familjare, lokale dhe kombëtare.