26-04-2024

Rama uron javë të mbarë me pamjet e Rrugës së Arbrit: Verën e ardhshme do jetë një ëndërr shumëvjeçare e realizuar

Kryeministri i vendit, Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me një video të Rrugës së Arbrit, duke theksuar se verën e ardhshme do të jetë  një ëndërr shumëvjeçare e realizuar për dibranët.

Rama shprehet se rruga do të zbulojë për tiranasit hapësirat magjike të jastëkut të gjelbër të kryeqytetit që shtrihet deri pranë Dibrës.

“MIRËMËNGJES dhe me këtë xhiro nëpër shtratin e hapur të Rrugës së Arbrit, që në verën e ardhshme do të jetë një ëndërr shumëvjeçare e realizuar për dibranët, e do të zbulojë për tiranasit hapësirat magjike të jastëkut të gjelbër të kryeqytetit që shtrihet deri pranë Dibrës, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan ai./tch

Asnjë koment

Comments are closed.