Ramadan Muja dënohet me 1 vjet burgim me kusht
Ish-kryetari i Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, është dënuar me 1 vjet burgim unik me kusht, pasi është gjetur fajtor për veprën penale “keqpërdorim i pozitës zyrtare”.
Muja është gjetur fajtor në dy pika të dispozitivit, e nga dy të tjera është liruar nga akuza, raporton KTV.
Fajtor janë shpallur edhe të akuzuarit e tjerë, Minir Krasniqi, Avni Ademaj e Sadik Paqarizi, që të gjithë dënime me kusht.
Ademaj 5 muaj, Paqarizi 6 muaj dhe Krasniqi me 6 muaj me kusht.
Asnjëri nga të akuzuarit nuk kanë qenë në sallë në shpalljen e vendimit të trupit gjykues, e gjithashtu ka munguar edhe prokurori i Prokurorisë Speciale.