30-04-2024

Paraburgim kuksianit për lëndim trupor në Prizren

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti për Krime të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej një (1)muaji ndaj të pandehurit me iniciale J.L. nga fshati Bardhoc, Komuna e Kukësit të Shqipërisë, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale, lëndim i rëndë trupor, shkruan “GazetaePrizrenit.net:.

Në përshkrimin e lëndës, thuhet se kjo masë i është shqiptuar për shkak të dyshimit të arsyeshëm se personit tjetër i shkakton lëndim të rëndë trupor me mjet të rrezikshëm, në atë mënyrë që me datën 20.10.2018, rreth orës 13.23 minuta, te parkingu i Qendrës Tregtare ”Abi”, në Prizren, deri sa ishteparkuar në parking me automjetin “Audi”, i afrohet automjetit të tipit “Audi”, ku gjendet i dëmtuari me iniciale J.V. dhe pas një mosmarrëveshje dhe fjalosje që kishin ndërmjet tyre fillimisht largohen ga i dëmtuari, ky i fundit serish shkon pas të pandehurit të cilin përsëri e sulmon fizikisht, atëherë i pandehuri me një mjet të mprehtë – thikë e godet disa herë të dëmtuarin me iniciale J.L. dhe largohet nga vendi i ngjarjes me ç’rast të njëjtit i kishte shkaktuar lëndim të rëndë trupore që ka rezultuar me rrezikim të jetës në momentin e shkaktimit.

Ndërkaq, ka mbetur të argumentohen nëse këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.

 

Asnjë koment

Comments are closed.