19-04-2024

Ramiz Kelmendi: Albin Kurti, pushka top t’u bëftë

Ish-deputeti Ramiz Kelmendi i është kundërpërgjigjur liderit të Vetëvendosjes Albin Kurtit, i cili e quajti atë “mbështetës të regjimit të vjetër”.

Kelmendi ka thënë se Kurti po bën “linçim politik” me këto akuza, njofton Klan Kosova.

Ai në një shkrim në Facebook ftoi publikisht edhe organet e rendi dhe Avokatin e Popullit që të merren me kët rast.

Kurti më herët në një shkrim në Instagram ka thënë se po i ofron mbështetje një ish-punëtori të ETC-së që sipas tij i janë shkelur të drejtat.

“Amari është bërë punëtori më i famshëm i ETC-së. Jo rastësisht, jo pa arsye. Ai tani është i papunë, por i panënshtruar ndaj pronarit që vendosi të mbështesë regjimin e vjetër. Shkeljes së të drejtave të punëtorëve nga punëdhënësit shpejt do t’i vije fundi. Me punëtorë që e ngrisin zërin për të drejtat e tyre, sikurse Amar Pushka, do të fuqizojmë sindikatat, do ta zvogëlojmë pabarazinë e do ta luftojmë varfërinë. Amari nuk është vetëm. Ai ka një Lëvizje të tërë prapa”.

Ja postimi i plotë i Kelmendit:

ALBIN KURTI, PUSHKA TOP

Reagim ndaj fillimit të Shantazhit të paralajmëruar në të gjitha fushatat zgjedhore nga Kurti mbi Kompanitë dhe bizneset private të Republikës së Kosovës

Të nderuar Qytetarë të Republikës së Kosovës,

Unë Ramiz Kelmendi pronar i Grupit ELKOS nga Peja, deputet në tre legjislatura të Parlamentit të Republikës së Kosovës, zv/Kryeministër për Çështje Ekonomike në Qeverinë Mustafa dhe ndërmarrës, shprehë shqetësimin e thellë për thirrjet e Albinin Kurtit për Linçim politik ndaj meje, kompanisë time dhe tërthorazi edhe kolegët tjerë biznesmen të suksesshëm, duke tentuar për frikësim, detyrim dhe nënshtrim për të mbështetur personin dhe mendësinë Albin Kurti!

Më duhet të sqaroi se kompania Elkos ka përvojë 30 vjeçare në operim dhe atë nga viti 1990, kur regjimi serbë më shkarkoi nga detyra e Drejtorit të Ndërmarrjes Shoqërore.

I persekutuar në vazhdimësi ashtu siç ishte edhe Albini nga i njëjti regjim serb, ja kam dalur që të triumfoi duke përballuar çdo torturë e propagandë ndaj personit tim. E kam luftuar atë regjim dhe nuk jamë nënshtruar asnjëherë. Veprimtaria ime sot është storie suksesi për Kosovën.
Andaj, paraqitja në Instagram e Albin Kurtit, se pronari i ETC-së (ka zgjedhur të mbështesë regjimin e vjetër), thërret militantët personal të tij për aktivitete, veprime dhe metoda të ulëta!
Albin, në Kosovë nuk ka regjime dhe nuk do ketë regjime. HARROJE!
Ka kushtetutë dhe ligje, sikur për mua dhe për ty, e në bazë të të cilave, bash kush – kë do – mbështet! Ti, unë, tjetri e tjetri e posaçërisht punonjësi të cilin e keni nënvizuar, për të cilën kam dhimbje dhe drojë se ka rënë nën ndikimin e shkollave tuaja përpunuese. E din ti Albin për çfarë po flas!
Albin Kurti, si i nominuar për Kryeministër dhe si më i votuari nga kandidaturat, Kushtetuta dhe ligji të obligon që të jesh i të gjithëve, andaj fillo mendo ndryshe. E di se e ke vështirë, të kuptojë.
Albin, kështu, pikërisht me këto metoda më akuzove edhe në rastin e taksës 100%, të cilën unë dhe kompania ime me përpikëri dhe nderë e respektuam dhe po vazhdojmë ta respektojmë si vendim shtetëror dhe tani si duket … ka ardhur koha ta heqësh vet. Unë nuk të kam faj për këtë, andaj mos u mundo të krijosh lajmin diku tjetër, sa për ta mbuluar dhe mbytur lajmin e madh që të pret në këtë drejtim!

Albin, nëse të lejon ish-shefi im z.Isa Mustafa, ti do jesh kryeministër, por asesi dhe kurrë nga një pozicion i tillë, nuk do të mund të jesh arbitër, gjykatës dhe prokuror! HARROJE! Ide të till aka ikur në shekullin e kaluar Albin.

Me këtë rast, ftojë publikisht organet e rendit dhe drejtësisë dhe Avokatin e Popullit që të veprojnë në hetimin dhe qëllimet e errëta të këtij rasti, në funksion të zbardhjes së të vërtetës.

Amari është bërë punëtori më i famshëm i ETC-së. Jo rastësisht, jo pa arsye. Ai tani është i papunë, por i panënshtruar ndaj pronarit që vendosi të mbështesë regjimin e vjetër. Shkeljes së të drejtave të punëtorëve nga punëdhënësit shpejt do t’i vije fundi. Me punëtorë që e ngrisin zërin për të drejtat e tyre, sikurse Amar Pushka, do të fuqizojmë sindikatat, do ta zvogëlojmë pabarazinë e do ta luftojmë varfërinë. Amari nuk është vetëm. Ai ka një Lëvizje të tërë prapa.

Asnjë koment

Comments are closed.