Ramiz Kelmendi takohet me Kadri Veselin: Do ta mbështes për Kryeministër
Ekipi i Ekonomia Online, ka parë Kelmendin dhe Veselin duke diskutuar me Veselin në një lokal në qensër të Prishtinës.
EO është ofruar dhe ka pyetur Kelmendin nëse ky është një aderim në PDK.
“Jo kjo është një mbështetje që do t’ia bëjë Kadri Veselit për këto zgjedhje”, ka thënë shkurt Kelmendi, duke mos dashur të komentojë për largimin e tij nga LDK-ja.
Siç ka raportuar Indeksonline më parë, Ramiz Kelmendi do ta perkrah Kadri Veselin për kryeministër.
Ndërkaq, kandidati për kryeministër nga PDK, Kadri Veseli, ka thënë se është i nderuar me mbështjetjen e Kelmendit në rrugën e tij për kryeministër.
“Jam shumë i nderuar që në konceptin tonë në Dekaden e Re për ta ndërtuar të ardhmen dhe për shtetin tonë, jemi bashkë me një ndërmarrës jashtëzakonisht i suksesshëm, i cili poashtu edhe në të ardhmen do të jetë një shtyllë e modernizimit të ekonomisë së Kosovës. Ju e dini se prioriteti im është lufta kundër korrupsionit dhe nepotizmit, si mjet për ta arritur transformimin e madh ekonomik për t’i krijuar prespektivë të rinjve. Jam shumë i nderuar për këtë përkrahje të një ndërmarrësi siç është Ramiz Kelmendi”, ka thënë Veseli.
Ramiz Kelmendi i cili ka qenë deputet i LDK-së në mandatin e kaluar, udhëheqë njërën prej kompanive më të mëdha tregtare ku punëson mijëra punëtorë.