26-04-2024

Ramush Haradinaj e pyet Kurtin e VV’në: Pash zotin çfarë zori keni?

Deputeti i AAK’së në Kuvend, Ramush Haradinaj, ka pyetur kryeministrin Kurti dhe Lëvizjen Vetëvendosje se cfarë zori kanë që po e sjellin këtë ligj në këtë formë për ta kaluar në Kuvend.

Madje Haradinaj i bëri be Kurtit duke e pyetur pse nuk po sjellët ky ligj në javën tjetër me procedurë të rregullt?

“Unë kam një pyetje për Kurtin dhe për VV’në, a mundeni me na tregu çfarë zori keni që po e vjedhni këtë ligj e po e sjellni natën, të premten në mbrëmje. Pse nuk e sillni javën tjetër në procedurë të rregullt?”, është shprehur Haradinaj.

Tutje, Haradinaj pyeti se cfarë zori kanë pozita dhe ku po ju dhemb?

“Më tregoni pashë zotin çfarë zori keni? Ku po ju dhemb? Një zor duheni me e pasë. Nëse ju e keni atë zor jemi në gjendje me ju ndihmu me atë zor, por mos ia bëni Kosovës këtë”, shtoi Haradinaj/Express/

Asnjë koment

Comments are closed.