20-05-2024

Raportohet për shpërthim në veri, policia jep detaje

Raportohet se një shpërthim ka ndodhur para disa minutash tek ‘Tre Rrokaqiejtë’.

Banorët nga ky lokalitet i thanë “Mitropol” se për shkak të shpërthimit u dridhën edhe dritaret e banesave.

Këtë për Indeksonline e ka konfirmuar edhe zëvendës-drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani, ku tha se dyshohet të ketë ardhur nga mjete piroteknike por ende nuk dihet konkretisht.

“Kemi pas raportim për shpërthim por ende nuk kemi gjet ndonjë gjë në vendngjarje. Ka mundësi mjet piroteknik”, tha Elshani.

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.