24-11-2024

Rashica shënon gol të bukur në fitoren e Beshiktashit

Sulmuesi i Kosovës, Milot Rashica, e ka shënuar golin e parë këtë edicion në Superligën e Turqisë në futboll.

Rashica shënoi gol në fitoren 2:1 të Beshiktashit ndaj Eyupsporit. Ndeshja i takoi xhiros së gjashtë.

Rashica shënoi gol të bukur nga distanca për 1:0 në minutën e 20-të. Reprezentuesi i Kosovës është zëvendësuar fare në fund të ndeshjes.

Mysafirët rezultatin në 1:1 e barazuan në minutën e 64-të me golin që e realizoi nga penalltia Emre Akbaba.

Ciro Immobile në minutën e 93-të realizoi për 2:1 dhe ia siguroi fitoren Beshiktashit. Rashica këtë edicion ka edhe tri asistime./GS

Asnjë koment

Comments are closed.