19-04-2024

Rastet e fundit me koronavirus në Kosovë

Në Kosovë në 24 orët e fundit janë shënuar 728 raste të reja me COVID-19.

Sot janë shëruar 99 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.750.

Në total numri i rasteve aktive është 5.118.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.156 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.717.379 doza të vaksinës” thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Asnjë koment

Comments are closed.