Rastet e reja me koronavirus janë nga Malisheva
Gjatë ditës së sotme janë testuar 25 mostra nga Malisheva, prej të cilave 7 rezultuan pozitive me koronavirus.
Të gjitha rastet janë të njohura, të kontaktuara dhe në vetizolim, bën të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.
“Ju lutemi ti përmbaheni rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe mos dilni në grumbuj gjatë orëve të lira të lëvizjes sepse jeni duke rrezikuar veten dhe familjet e Juaja!
Në Prishtinë po vërehen dalje masive në orët e lira të lëvizjes. Grumbuj të njerëzve që po rrezikojnë veten dhe të gjithëve! Ju lutem kini kujdes se mund të shkaktoni shpërthim epidemik në kryeqytet!”, thuhet në njoftimin e tyre./Indeksonline/