19-04-2024

Reagim i PDK-së në Prizren lidhur me emrin e stadiumit të qytetit

PDK në Prizren, përmes një reagimi për media ka thënë se nuk mund të jetë temë për t’u diskutuar, ndryshimi i emrit të stadiumit të qytetit të Prizrenit, pasi qytetarët e komunës sonë, krenohen në të gjithë Kosovën me këtë emër.

Për propozimin e ndryshimit të emrit thuhet se është kjo bërë me qëllim, për të fundosur përfundimisht klubin ikonik të Prizrenit.

Reagimi i plotë nga PDK 

Ka kohë që Klubi Futbollistik “Liria”, nga dikur që ishte krenaria e Prizrenit, sot është shëndrruar, ndoshta nuk është e tepërt të thuhet në marren e Prizrenit.
Në vend se të gjithë të fokusohemi në angazhimet, për të ngritur klubin dhe për të kthyer aty ku e ka vendin, sot nga njerëz të papërgjegjshëm, rrjedhin propozime me premisa tragji-komike, për të i’a ndryshuar emrin stadiumit të qytetit të Prizrenit.

Apo ndoshta individë të caktuar, që inicuan këtë propozim dhe që së fundmi hapën këtë debat të panevojshëm, tentojnë që të tërheqin vëmendjen nga problemet e mëdha reale te K.F “Liria” ku pas ndërhyrjeve brutale politike nga koalicioni qeverisës i udhëhequr nga VV, ky propozim, është bërë me qëllim, për të fundosur përfundimisht klubin ikonik të Prizrenit.

Problemet e sportit nuk zgjidhen përmes manovrimeve të tilla. K.F “Liria” duhet të ketë vëmendjen serioze dhe klubin t’a udhëheqin ata, që me potencialin e tyre për menaxhim të sportit, mund t’a kthejnë klubin në krye të tabelës në Superligë.

Emri i Përparim Thaçit, një djaloshi, një sportisti të pasionuar, por edhe të një atdhetari të dalluar, i cili kontriboj, atëherë kur vendi kishte më së shumti nevojë, në asnjë mënyrë, nuk mund të jetë temë për t’u diskutuar, për ndryshim të emrit të stadiumit të qytetit të Prizrenit, sepse qyetetarët e komunës sonë, krenohen në të gjithë Kosovën me këtë emër, pra me emrin e stadiumit të qytetit të Prizrenit “Përparim Thaçi”, thuhet në reagimin e Partisë Demokratike dega në Prizren.

Asnjë koment

Comments are closed.