Reagojnë Plisat pas kandidimit të Shqipërisë me Serbinë për Euro2027: Tërhiquni, kërkoni ndjesë të rënëve e të gjallëve
Organizimi i përbashkët i FSHF-së me Serbinë, reagojnë “Plisat”: Tërhiquni dhe kërkoni ndjesë
Federata Shqiptare e Futbollit me në krye Armand Dukën ka dërguar dokumentacionin në UEFA në lidhje me organizimin e Euro 2027 së bashku me Serbinë.
FSHF-ja ka marrë shumë reagime jo të mira nga opinioni i gjerë, shkruan Indeksonline
Tifogrupi “Plisat” kanë bërë një reagim në lidhje me këtë bashkëpunim të FSHF-së.
“Tërhiquni e kërkoni ndjesë të rënëve e të gjallëve”, shkruhet në postimin e tifogrupit shqiptar.
“I bëjmë thirrje Federatës të tërhiqet nga kandidatura e të mos vazhdojë më tutje këtë marri. Nuk mund të bashkëpunoni me një shtët që Luginën e ka ende të pushtuar, e që Kosovën ende e konsideron të vetën. Me një shtet që ende na ka borxh”, vazhdon shkrimi i “Plisave”.