20-05-2024

Prizren: Arrestohet motoristi, po lëvizte pa drita dhe i armatosur (Foto)

Sot, rreth orës 01:25 patrulla policore gjate pikës së kontrollit ka ndaluar një motoçikletë e cila po lëvizte pa drita, gjate kontrollit në bagazhin e motoçikletës është gjetur një arme e zjarrit prodhim Turk, modeli Zoraki dhe një karikator pa fishek, përcjell Gazeta e Prizrenit.

Në lidhje me rastin është njoftuar Polici Hetues si dhe forenzika të cilët kane dale ne vendin e ngjarjes, pas shikimit të vendit të ngjarjes arma e zjarrit është sekuestruar,

I dyshuari (Sh.S. 2004) është shoqëruar në Stacionin Policor në Prizren dhe është intervistuar në prezencën e avokatit.

Është njoftuar edhe Prokurori i shtetit dhe i njëjti ka urdhëruar që i dyshuari të ndalohet për 48 ore.
Në këtë rast nga Stacioni Policor Prizren janë filluar hetimet për veprën penale “Mbajtje në pronësi kontroll, posedim apo shfrytëzim i pa autorizuar i armës” dhe rasti ka kaluar në Sektorin e Hetimeve./Gazeta e Prizrenit

 

Asnjë koment

Comments are closed.