20-04-2024

Reagon Berisha: LDK në Prizren, as mish as peshk!

Asambleja Komunale e Prizrenit,  në tentimin e tretë sot ka votuar buxhetin komunal për vitin 2021, që kishte dështuar në dy seancat e mëparshme, raporton Gazeta e Prizrenit.

Kalimin e buxhetit e përkrahu LDK në opozitë, ndërsa PDK, AAK e NISMA votuan kundër me arsyetim se nuk janë parasysh kërkesat dhe nevojat e qytetarëve dhe se ky është “buxhet i natës”.

Pas kësaj ka reaguar Nisma Socialdemokrate në Prizren përmes kryetarit të saj, Zafir Berisha, Berisha ka thënë se LDK-ja ka votuar për një buxhet i cili është programuar për fushatën e zgjedhjeve lokale nga LVV-ja.

“LDK në Prizren, as peshk as mish!
Votimi i buxhetit nga LDK, buxhet i cili është programuar për fushatën e zgjedhjeve lokale nga sekti i LVV, tegon se ky subjekt politikë e ka humbur rrugën në oborrë dhe po përdoret nga krimi i organizuar në qeverin e Prizrenit, si në të kaluarën edhe sot, si një salvet një përdorimshe!

Arsyetimi se po e votojm buxhetin për hirë të qytetarëve, është pallavër e dëgjuar shpeshëher kur dëshirojn të mbulojn interesat meskine të personave të caktuar mrenda partis.

Sekti i LVV, jo buxhetin po asnjë nga ligjet dhe iniciativat e qeveris që është udhëheq nga LDK, që kanë qenë intetes qytetar, nuk e ka votuar në Kuvendin e Kosovës për “hatër” të qytetarëve.
Popullore; shtëpija që shihet kallauz nuk donë!”, thuhet në reagimin e Berishës. /GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.