Reagon Haskuka, kritikon e ofendon gazetarët, analistët dhe opozitën për shkrimi te Parku i fëmijëve
Një fotografi nga një park fëmijësh tek lagja Bazhdarhane, që po shpërndahet dhe po kritikohet tej mase në rrjete sociale, ka nxitur edhe reagimin e kryetarit të kësaj komune, Mytaher Haskuka.
Bëhet fjalë për një park lojërash për fëmijë afër qerdhes “Yllka” në Prizren, ku shihet sllogani i Lëvizjes Vetëvendosje “Erdhi Dita”, madje edhe i shkruar më gabime gjuhësore shqipe “Erlli Dita”.
Megjithatë, Haskuka, i cili vjen nga radhët e VV-së, në vend të një sqarimi, ai ka ka ofenduar analistët, por edhe gazetarët, pasi që sipas tij, të njëjtit po merren me punë fëmijësh.
Por as Haskuka nuk ka kaluar pa kritika, pasi në postimin e tij shumë lexues i kanë kujtuar dhe nënvizuar gabimet e shumta drejtshkrimore shqipe, në vetëm disa fjali. Ata ia kanë nënvizuar ato me të kuqe, duke ia bashkangjitur tek postimi nnë faqen e tij në facebook:
Ky është postimi i Haskukes:
“Dy gjëra janë të pafundme: universi dhe marrëzia njerëzore…” pat thënë Ajnshtajni.
E kush më mirë me e vërtetu këtë thënje se një zavendesministër që as vet nuk di detyrat e tij, disa anal-ista e gazetarë që kanë degradu këtë profesion, dhe opozitarët e Prizrenit të cilët miren me punë fëmijësh e shpifjen e kanë bërë standard.
Po me vjen keq me çfarë miren, shumë dëshpëruese. Me të vërtet mendimi i shëndosh është pasuria më e madhe!