24-11-2024

Reagon PDK: Haskuka të jep llogari për mashtrimin publik

Partia Demokratike e Kosovës Dega në Prizren, përmes një reagimi ka deklaruar se është e shqetësuar rreth deklaratave të fundit të kryetarit të Komunës, Mytaher Haskuka.

Ky subjekt i ka vlerësuar si të pavërteta dhe tendencioze deklaratat e Haskukës, të dhëna në disa prej mediumeve nacionale.

Në vazhdim reagimi i plotë i PDK-së:

“Kryetari frikacak dhe përtac i Prizrenit, në panik publikisht tenton të arsyeton mos punën e tij dhe tenton të shfajësohet para opinionit publik duke pretenduar se ai dhe qeverisja e tij aspak efektive as efikase po pengohet në realizimin e projekteve nga  institucionet e nivelit qendror si dhe ndikimet politike të PDK-së.

Ai shkon edhe më larg duke thënë të pavërteta publike në drejtim të Prokurorisë së Qarkut të Prizrenit, kurse shpif e gënjen edhe për një institucion tepër të rëndësishëm të Ministrisë së Kulturës, siç është Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, si dhe institucione tjera te nivelit qendror por dhe për individ.

Tani sipas kryetarit të Prizrenit qenkan fajtore institucionet qendrore dhe ato të prokurorisë dhe drejtësisë për mos realizimin e premtimeve të tij dhënë para qytetarëve tanë!?

Kryetari i Komunës me këto deklarime publike  ka shkelur të gjitha normat e komunikimit të mirë dhe ka krijuar shembull të keq të komunikimit me qytetarët, duke thënë të pavërtetat publike, e me ç’rast është demantuar shumë shpejtë nga të gjitha institucionet e apostrofuara.

Ironia s’ka të ndalur me këtë kryetar, edhe kur demantohet publikisht nga këto institucione për të pavërtetat e thëna publikisht,  ky përtac nuk e ka guximin politik dhe qytetarë që publikisht të kërkoj falje para qytetarëve të Komunës së Prizrenit për mashtrimin publik që u’a ka bërë qytetarëve tanë. Ne edhe do mund ta kuptonim këtë njeri të vogël, sikurse ai të kërkonte falje publike para audiencës, duke e pranuar së fundmi se ai nuk din se çfarë ndodhë në komunën tonë. Arsyet i dimë të gjithë…

Në të kundërtën PDK në Prizren konsideron së këto veprime të pa matura të kryetarit të komunës, janë përpjekje të ulëta dhe dëshpëruese të tij,  për ta fshehur para qytetarëve të komunës sonë paaftësinë e tij drejtuese.

I’a bëjmë me dije kryetarit përtac të Prizrenit, se mos puna dhe dështimi i tij dhe i koalicionit që drejton në qeverisjen e Komunës së Prizrenit nuk mund të lidhet asesi me faktorët e jashtëm ndikues, por vetëm me paaftësinë e tij për t’i shërbyer qytetarëve të Komunës sonë.

PDK në Prizren, kërkon nga anëtarët e koalicionit qeverisës që të distancohen nga qëndrimet publike të Kryetarit përtac dhe të pozicionohen qartë në të vërtetën publike.

Mosrealizimi i premtimeve publike të kësaj qeverisje është dëshmi e qartë se këtij kryetari përtac i mungon programi, vizioni dhe lidershipi për të përmbushur mandatin e tij në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe autorizimet që i jep mandati i tij.

PDK në Prizren konsideron se këto veprime janë  shkelje e rëndë e besimit të qytetarëve, andaj si të tilla janë të pa pranueshme. Ne bëjmë thirrje që sa më parë të ndalet ky mentalitet qeverisës përndryshe pasojat e shkeljeve të shumta do të jenë të pariparueshme.

Me qëllim të evidentimit të të gjitha shkeljeve ligjore që po bëhen nga ana e kësaj qeverie pa program e vizion, PDK në Prizren së shpejti do të orientoi qështjet tek organet kompetente që t’i adresojnë të gjitha shqetësimet në raport me këtë qeverisje, e cila po e manifeston paaftësi për të drejtuar qytetin tonë dhe është e zhytur me skandale të shumta”, thuhet në reagimin e saj./GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.