07-05-2024

Reagon Vuçiq për të rinjtë shqiptarë që u rrahen në Serbi, vetëm pse janë dëgjuar duke folur shqip

Dy të rinj shqiptarë janë rrahur brutalisht në Novi Sad të Serbisë, dhe njëri prej tyre është në rrezik për jetë. Mjekët janë duke u përpjekur që të ja shpëtojnë jetën. Për këtë ka folur edhe presidenti serb, Aleksandar Vucic.

Ai ka thënë se kërkon nga autoritetet që sa më shpejt t’i gjejnë sulmuesit, ngase sipas tij, Serbia nuk është vend i egër, por i përshtatshëm për të gjithë dhe askush nuk duhet të sulmojë dikë vetëm pse është shqiptar.

Vucic i cili sot është takuar me sekretarin e NATO’s, ka thënë se si mund të kërkojë nga Stoltenber për t’i mbrojtur serbët në Kosovë, nëse Serbia nuk është në gjendje të mbrojë dikë që jeton në Serbi, përcjell gazetametro.net.
“Ata së pari janë qytetarë të Serbisë, dhe tek pastaj shqiptarë. Unë kam kërkuar nga autoritetet që t’i gjejnë sa më parë sulmuesit. Të gjithë qytetarët duhet të jenë të mbrojtur”, ka thënë Vucic.

Ai tha se Serbia është një vend që duhet të tërheq sa më shumë turistë të huaj, dhe kjo bëhet vetëm duke ofruar siguri. Dy të rijntë shqiptarë, të moshës 19 vjeç, janë sulmuar dhe rrahur brutalisht, vetëm pse janë dëgjuar duke folur shqip.

Asnjë koment

Comments are closed.