24-04-2024

Reagon Zafir Berisha: A e ka kanosur Shaqir Totajn?

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, dje e ka denoncuar për kanosje ish-deputetin Zafir Berishën në Polici.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

Pas raportimeve në media, ka reaguar kryetari i Nismës në Prizren, Zafir Berisha.

Ai në Facebook i ka quajtur rrena raportimet mediale.

Kujtojmë se PDK dhe Nisma janë në bashkëqeverisje në Prizren.

Postimi i Zafir Berishës:

Pasi disa sms që më prishën koncentrimin në një filmi shumë intetesat, desha ti pyes konspiracionistët dhe ata që “marrin vesh”  në “ lajme për like”, a ka edhe ndonjë rren pa dalën në adres time a jo?

Nëse ka, le ti “zbulojn” para se me ik në pushime, se po më duket sivjet edhe detin kanë vendos mos me më lën me shiju si duhet!

Zafa

Asnjë koment

Comments are closed.