30-04-2024

Real Madrid i falet “ruletës ruse”, mposht me penallti Manchester Cityn

Real Madrid mposhti Manchester City në “Etihad” pas 120 minutave lojë. Ishin penalltitë që dërguan madrilenët në gjysmëfinale të Champions League.

Madrilenët zhbllokuan ndeshjen në minutën e 12.Ishte një kundërsulm perfekt me brazilianin Rodrigo i cili mposhti portierin Ederson.

Në minutën e 76 ishte “magjistari” belg, De Bruyne i cili dërgoi topin në rrjetën e spanjollëve.

Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave e luajtur në “Santiago Bernabeu” kishte përfunduar në barazim 3-3.

Në gjysmëfinale, Real Madrid do të përballet me bavarezët e Bayern Munchen./abcnews

Asnjë koment

Comments are closed.