06-05-2025

Rekomandohet suspendim për katër zyrtarë policorë në Suharekë

Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e katër zyrtarëve policorë të Stacionit Policor të Suharekës (përfshirë këtu një toger policor, një rreshter policor dhe dy zyrtarë policorë).


Hetuesit e IPK-së kanë filluar të ndërmarrin veprime hetimore bazuar në  autorizimin e Prokurorisë Themelore ne Prizren në lidhje me moszbatimin nga zyrtarët policorë të një aktvendimi të Gjykatës Themelore në Prizren.

 

Gjykata me aktvendim kishte urdhëruar ndërprerjen e arrestit shtëpiak dhe zëvendësimi me paraburgim ndaj një dy pandehurve, njëri i dyshuar për veprën penale vrasje e rëndë dhe mbajtje në pronësi, kontroll dhe posedim të paautorizuar të armëve kurse tjetri i dyshuar për veprën penale ndihmë në kryerjen e veprës penale.

P.S. Foto nga arkivi

Hetuesit e IPK-së janë duke ndërmarrë veprime hetimore ndaj katër zyrtarëve policorë në koordinim me  Prokurorinë Themelore ne Prizren me dyshimin për veprat penale  Keqpërdorimi i pozitës apo të autoritetit zyrtar dhe veprën penale mos ekzekutimi i vendimeve gjyqësore.

Asnjë koment

Comments are closed.