20-09-2024

Rekord historik i shqiptarëve që do të luajnë në Ligën e Kampionëve

Si asnjëherë më parë, kompeticioni më i madh evropian për klube, sivjet do të ketë numër rekord të futbollistëve shqiptarë.

Skuadrat e plot 15 prej tyre, kanë siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve.

E duke qenë kështu si dhe marr parasysh pozicionet se ku luajnë këta lojtarë, Klankosova.tv ka paraqitur në formë të grafikuar yjet shqiptarë të sportit më të popullarizuar në botë, në një formacion 4-3-4.

Portier, 20 vjeçari i skuadrës zvicerane Young Boys, Ardian Bajrami.

Me Atalantan në UCL do të jetë qendër mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Berat Gjimshiti, kurse vend në mesin e më të mirëve të kontinentit, ka zënë edhe Benfica e Adrian Bajramit, që poashtu luan në qendër të mbrojtjes.

Edhe ekipi i anësorit të majtë, Enes Osmanit, pas 19 vjetësh është rikthyer në Champions League.

Me Spartën e Pragës në këtë garë do të jetë edhe mesfushori Qazim Laçi e anësori ofansiv, Ermal Krasniqi, derisa sa i përket mesfushës aty padyshim që do të jetë edhe ylli shqiptar i Zvicrës, Granit Xhaka me Bayer Leverkusenin, sikurse edhe Kristjan Allsani me Interin.

Reprezentuesi i Kosovës, Edon Zhegrova, me ekipin e tij Llille, do të luajë për herë të parë në një nivel të tillë, sikurse edhe lojtari i Kombëtares së Shqipërisë, Arbër Hoxha, i cili mbron ngjyrat e Dinamo Zagrebit. Kurse nga Sparta e Pragës është edhe qendërsulmuesi i Kosovës, Albion Rrahmani.

Nuk përfundon me kaq, pasi edhe bashkëlojtari i tij te kampionët e Çekisë, Indrit Tuci, është pjesë e skuadrës që do të luaj në finalet e Ligës së Kampionëve, kurse atje do gjenden me ekipet e tyre edhe dy shqiptarët e Zvicrës, Ardon Jashari i Club Bruuge dhe Kastriot Imeri me Young Boys, njofton Klankosova.tv.

Ndonëse fare pak janë gjasat që të përfshihet në mesin e futbollistëve që do të jenë me Bayernin e Mynhenit në UCL, edhe prizrenasi Arijon Ibrahimoviq, tash për tash është në mesin e lojtarëve që skuadra të cilës i takon, gjendet në Champions League.

Asnjë koment

Comments are closed.