23-11-2024

Rekordi i Haskukës: Shkolla e Mjekësisë për dy vjet 4 ushtrues detyre të drejtorit

Premtimet e bëra nga kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe partia e tij Vetëvendosje! për ndryshime pozitive,  me të ardhur në pushtet jo vetëm që nuk dolën aspak,  por gjërat sa shkruan në drejtim të kundërt,  apo në regres, shkruan Gazeta e Prizrenit.

Ashtu edhe siç pritej sektori i Arsimit ishte ndër sfidat kryesore ku Haskuka jo vetëm që nuk arriti së paku ta ruaj ashtu siç ishte,  por gjatë qeverisjes së tij gjendja u përkeqësua.

Për këtë Hakuka, që edhe është profesor universitar po kritikohet nga opozita, për sfidë në rekrutimin e menaxherëve të shkollave, duke i lënë ato me ushtrues detyre të drejtorit e disa me u.d të zëvendës drejtorit.

Një rast ku është thyer rekord e që do të mbahet mend gjatë, është shkolla e mjekësisë “Luciano Motroni” në Prizren, ku dy vitet e fundit janë emëruar katër ushtrues detyre të drejtorit.

Në këtë pozitë ishin: Ridvan Hoxha,  Zade Bytyqi,  Shukri Murtezani dhe tash N. B.

Shprehur mesatarisht i bie që në çdo 6 muaj është emëruar nga një u.d. Ky është një rast i paparë.

Burime të portalit, ndërkaq kanë njoftuar se i emëruar i fundit, N. B ka refuzuar marrjen e detyrës në këtë formë.

Ky ishte njëri nga të emëruarit e fundit në këto pozita nga Haskuka, pas largimit në formë fushate, pa konkurs e kritere, të drejtorëve paraprak.

Ministri i Arsimit, Ramë Likaj ia shpreh pakënaqësinë Haskukës për largimin e drejtorëve të shkollave

Në anën tjetër, PDK i ka ftuar mësimdhënësit të jenë të kujdesshëm dhe të mos bien pre e ofertave dhe joshjeve që po u bën Vetëvendosje, në këtë kohë tranzicioni,  për t’i pozicionuar në poste, përmes formës diskutabile,  pa konkurse e kritere. “Me ardhjen në pushtet, PDK paralajmëron se do t’i trajtojë këto raste sipas ligjeve”, thuhet në reagimin e tyre.  /GazetaePrizrenit.net /

Asnjë koment

Comments are closed.