16-09-2021

Rektori i UIBM, prof.dr. Alush Musaj, u zgjodh kryesues i Konferencës së Rektorëve

Rektori i Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM), prof.dr.Alush Musaj, do ta udhëheq për një vit si kryesues Konferencën e Rektorëve, ndërsa zëvendëskryesues do të jetë, rektori i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, prof.ass. dr. Artan  Nimani. Për këtë u vendos në takimin virtual të Konferencës së Rektorëve, që u mbajt të premten mbrëma.

Kryesuesi i posazgjedhur i Konferencës së Rektorëve, prof.dr.Alush Musaj, ka falënderuar rektorët për mbështetjen. Ai ka vlerësuar lartë punën e kësaj konference, që ka pasur ndikim të prekshëm në organizimin dhe mbarëvajtjen e procesit arsimor në universitetet publike.

Ceremonia zyrtare e pranim-dorëzimit të detyrës do të bëhet të hënën në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë, ku pritet të jenë të pranishëm të gjithë rektorët e universiteteve publike në vend. Kryesues i Konferencës së Rektorëve vitin e fundit ka qenë rektori i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, prof.dr. Bajram Kosumi.

Asnjë koment

Comments are closed.