24-11-2024

Rektori Vataj: Kallëzim penal ndaj kryeinspektorit të MASHT-it dhe kryesuesit të Këshillit Drejtues të UPZ-së

Rektori i Universitetit  të Prizrenit ”Ukshin Hoti”, Ramë Vataj, ka bërë kallëzim penal ndaj kryeinspektorit të MASHT-it, Defrim Gashi, dhe kryesuesit të Këshillit Drejtues të UPZ-së, Bedri Muhadrit, thuhet në një komunikatë për medie të këtij institucioni,

”Kallëzimi është bërë për shkak të konsumimit të veprës penale “Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar” në bazë të nenit 422 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, pasi që: Gashi, në kundërshtim me ligjin për Inspektoratin e arsimit ne Kosovë, ka tejkaluar kompetencat e tij, të përcaktuar qartë, duke nxjerre vendim për anulimin e vendimit të Senatit për shkarkimin e Prof. Dr. Soner Jildirimit, nga pozita e anëtarit të KD-së, me arsyetim paragjykues dhe të paqëndrueshëm dhe të paargumentueshëm apo provuar, ende pa u shkruar dhe nënshkruar vendimi i Senatit”, thuhet në komunikatë.

Siç thuhet krejt kjo bëhet jo vetëm duke tejkaluar dhe keqpërdoruar kompetencat dhe autorizimet që ia jep ligji, por edhe duke vepruar në kundërshtim me: Ligjin për Arsimin e Lartë, që Universitetit i jep Autonomi dhe Liri akademike për të zgjedhur drejtuesit e institucionit, pastaj statutin e UPZ-së, neni 18, pika 3, ku te drejtën e zgjedhjes se 4 anëtareve të KD-së e ka vetëm Senati i UPZ, dhe se këtë të drejtë e ka shprehur me vota 14 pro dhe asnjë kundër.

“Inspektorati i arsimit është jokompetent për të anuluar vullnetin e Senatit dhe nuk ka asnjë të drejtë t’ia marre këtë autorizim Senatit të UPZ-së. Në këtë rast kemi cenim të autonomisë së universitetit, nga institucionet tjera jokompetente”.

Në njoftim, thuhet se Muhadri, si kryesues i KD-së, rreth të njëjtit vendim lëshon shkresë në emër të Këshillit Drejtues, duke vepruar në kundërshtim me kompetencat dhe autorizimet që ka me Statut dhe Rregullore të punës. Këshilli Drejtues është organ kolegjial dhe kryesuesi mund t’i paraqes vetëm vendimet e organit dhe jo të lëshoj shkresa pa i konsultuar anëtarët e KD-së dhe pa u vendosur në këtë organ drejtues të UPZ-së.

Senati i UPZ-së, po ashtu në mbledhjen e fundit ka dënuar fuqishëm ndërhyrjet në UPZ nga MASHT, duke vënë në rrezik funksionimin e universitetit duke ndaluar shpalljen e konkursit për personel akademik.

“Ky qëndrim i ministrit të MASHT është shkelje flagrante e Ligjit për Arsimin e Lartë dhe autonomisë së universitetit. Organet e universitetit janë në fazën e  fundit të për përpilimit të kallëzimit penal edhe ndaj ministrit të MASHT”, thuhet në komunikatën e zyrës për informim.

 

Asnjë koment

Comments are closed.