25-04-2024

Suhareka në zi – flamujt në gjysmë shtizë

Komuna e Suharekës, sot ka shpallur Ditë zie, duke ulur flamujt në gjysmë shtizë, në shenjë nderimi për 5 anëtarët e familjes Sadikaj nga fshati Sopijë, të cilët, të dielën kanë humbur jetën tragjikisht në aksin rrugor Suharekë-Duhël.

Varrimi i trupave të pa jetë bëhet sot në ora 16.00 në varrezat e fshatit, ndërsa pritet një numër i madh i pjesëmarrësve, kur dihet dhembja e madhe që ka përfshirë Suharekën me rrethinë./gazetaeprizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.