Renditja e FIFA-s: Brazili ruan vendin e parë, ja ku pozicionohen Shqipëria e Kosova pas ndeshjeve të shtatorit
FIFA ka publikuar renditjen e saj për ekipet kombëtare dhe duket se Brazili vazhdon të jetë në vendin e parë, e ndjekur nga Belgjika dhe Argjentina.
Në 10 vendeve të para, vetëm Italia ka arritur të ngjitet me një pozicion, duke ja parakaluar Spanjës.
Për sa i përket Kombëtares shqiptare, vazhdon të qëndrojë në vendin e 66-të të renditjes, pa asnjë ndryshim nga muaji gusht.
Nga ana tjetër, përfaqësuesja e Kosovës, me një humbje dhe një fitore në dy ndeshjet e fundit të Ligës së Kombeve, ka humbur një pozicion duke shkuar në vendin e 107. / IO
RENDITJA:
