15-05-2024

Në Prizren kapen dy persona me mjete narkotike

Dy persona janë kapur nga policia me mjete narkotike në Prizren, njëri prej të cilëve është arrestuar, raporton Gazeta e Prizrenit.

 Raporti nga PK:

 Rr. Indrit Cara, Prizren 05.10.2022 – 19:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, të cilët njësiti përkatës për hetimin dhe trafikimin e narkotikëve i ka zënë në flagrancë njërin shitës dhe tjetrin blerës duke shkëmbyer substanca narkotike të  llojit marihuanë. Gjatë bastisjes në shtëpinë e njërit prej të dyshuarve njësitë policore kanë gjete dhe sekuestruar si dëshmi materiale: 1.368.81 (një kilogram e treqind e gjashtëdhjetë e tetë pikë 81 gram) substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë të cilat kanë qenë në paketime të ndryshme, një peshore digjitale,  dy telefona celularë dhe  262 euro para të gatshme. Me vendim të prokurorit njëri prej të dyshuarve është dërguar në mbajtje kurse tjetri është liruar në procedurë të rregullt. Rasti vazhdon të hetohet. 

Lexo edhe :

Prizren: Aksioni “TOTO”, caktohet masa e ndalimit ndaj 13 të arrestuarve

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.