Numri i lindjeve në spitalin e përgjithshëm “Prim.Dr.Daut Mustafa” Prizren, ka shënuar rënie të ndjeshme, gjatë 24 orëshit të kaluar, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.
Në repartin obstetrik (salla e lindjes) numri i përgjithshëm i të lindurve ka qenë vetëm tre.
Sa i përket gjinisë, një është djalë, ndërsa 2 vajza.
Ajo që vlen të përmendet është se megjithë numrin e ultë të lindjeve, krahasuar me ditët tjera, dy nga lindjet janë “cezariane” (me operacion).
Ndryshe, numri mesatar i zakonshëm i lindjeve kohët e fundit sillet nga tetë e më lartë. /GazetaePrizrenit.net/