25-04-2024

Reshjet e shiut, Ministria e Infrastrukturës tregon rrugët ku ka pasur rrëshqitje gurësh

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës njoftoi se pas reshjeve të shumta shiut gjatë natës së mbrëmshme, në disa rrugë të vendit tonë ka pasur rrëshqitje gurësh dhe si rrjedhojë e kësaj, rritje të rrezikut në trafik.

Në njoftim thuhet se ekipet e mirëmbajtjes janë aktivizuar dhe janë në  teren duke pastruar rrugët ku pa pasë shembje të tilla.

Lexo edhe:

Ky person dyshohet se theri me thikë tre policë në Prizren

“Në rrugën Pejë -Rugovë,  në segmentin 1,5 kilometra poshtë urës në Drelaj, ka një rrëshqitje të trupit të rrugës, prandaj luten pjesmarrësit në komunikacion të ngasin veturat me përkujdesje të shtuar. Kujdes i shtuar duhet të ketë edhe gjatë vozitjes në rrugët tjera sidomos ato malore”, ka shtuar ministria.

/ Gazeta e Prizrenit /

Asnjë koment

Comments are closed.