Reshjet kanë turbulluar ujin edhe në Has, IKSHP vlojeni para përdorimit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur se si rezultat i reshjeve të shtuar në ujë është ngritur vlera e turbullirës.
“Vlera të shtuara të turbullirës, më shumë se 100 NT, janë regjistruar në disa burime dhe si pasojë ka vështirësi në trajtim të ujit në zonat: KRU “Prishtina”- Rajoni Prishtinë: fabrika në Shkabaj dhe fabrika në Drenas. KRU “Mitrovica”- Rajoni Mitrovicë: fabrika në Shipolit- Mitrovice dhe fabrika ne Balice- Vushtrrisë. KRU “Hidrodrini”- Rajoni i Pejës: burimin Drini i Bardhe –Radavc dhe burimi Shkoze-Junik. KRU “Gjakovë”- Rajoni i Gjakovës: burimi në Demjan dhe Gërqinë. KRU “Bifurkacioni”- Rajoni Ferizaj: fabrika në Pleshinë dhe sistemi në Kaçanik”, thuhet në njoftim.
Mes tjerash bëhet e ditur se në mostrat e grumbulluara deri sot nga rajonet me të reshura të shtuara, analiza laboratorike fiziko-kimike rezultojnë me vlerë të ngritur të turbullirës e cila i tejkalon vlerat standarde të lejuara.
Teksa në mostrat për ekzaminim bakteriologjik deri më sot rezultojnë brenda standardeve të parapara.
“Rekomandohen konsumatorët që uji para përdorimit të vlohet si masë e sigurisë bakteriologjike e zbatueshme në situata me turbullireë të shtuar në resurse” thuhet tutje në njoftim.