03-05-2024

Parashikimi i motit për sot

Për sot ( e premte) parashihen reshje shiu që nga orët e para të 24-orëshit, lokalisht në formë të rrebesheve, të cilat në orët e mëngjesit pritet të përzihen apo shndërrohen në ato të borës në zona të caktuara.

Dita do të vijojë me vranësira dhe intervale kthjellimesh, përderisa reshjet lokale do të mbesin të pranishme në shkallë vendi.

Si pasojë e reshjeve të vazhdueshme, gjendja nga vërshimet do të përkeqësohet!

Temperaturat minimale do të luhaten prej 2 deri në 4°C, ndërsa maksimalet prej 4 – 9 °C.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 21-47 km/h! / MK

Asnjë koment

Comments are closed.