05-02-2025

Rexhbeçaj e Augsburgu eliminohen nga Kupa e Gjermanisë

Mesfushori i Kosovës, Elvis Rexhbeçaj, është eliminuar nga Kupa e Gjermanisë.

Augsburgu të martën humbi nga Stuttgarti me rezultatin 1:0, në ndeshjen çerekfinale të Kupës së Gjermanisë.

Rexhbeçaj luajti deri në minutën e 58-të.

Mërgim Berisha nuk luajti për shkak të lëndimit. Në fakt, Berisha nuk ka luajtur fare pas kthimit në Augsburg.

Asnjë koment

Comments are closed.