Rezolutë për UÇK-në, Balla: Hetimet në Kukës, Has dhe Mat nuk zbuluan asgjë
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, kërkoi në Kuvend ngritjen e një komisioni të posaçëm për të hartuar një raport e më pas një rezolutë kundër akuzave që janë ngritur ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Në republikën e Shqipërisë janë zhvilluar hetime nga institucionet e drejtësisë shqiptare tërësisht sovrane dhe legjitime në të cilat ka ardhur në përfundimin se në Shqipëri, as në shtëpinë e verdhë, as në has dhe as në Kukës nuk janë bërë krime. Ne si Kuvend duhet të vlerësojmë mundësinë e ngritjes së një komisionit të posaçëm dhe pasi të ketë definuar një raport mund të shkojmë tek një rezolutë që duhet ta denoncojmë përpjekjen për të bërë pis luftën çlirimtare të Kosovës. Lufta për liri nuk është kur krim. Lufta për liri është e pastër, ka moral dhe është e ndershme. Rroftë lufta Çlirimtare e Popullit të Kosovës!” – deklaroi Balla.