Rezultatet preliminare nga DnV: VV 40.4 %, PDK 21.7 % dhe LDK 17.5 %
“Demokracia në Veprim” ka publikuar rezultatet preliminare të zgjedhjeve të sotme parlamentare.
Duke monitoruar procesin, sipas DnV-së këto janë rezultatet e zgjedhjeve në 98% të votave të numëruara.
Sipas këtyre rezultateve, Vetëvendosja është e para me 40.4 për qind, PDK e dyta me 21.7 për qind dhe LDK e treta me 17.5 për qind, e AAK e katërta me 7.2 për qind, derisa Koalicioni për Familjen 2.4 për qind.
Sipas DnV, dalja në këto zgjedhje është 42.1 për qind.