19-04-2024

Rezultati debutues i Golden Eagle Yllit në FIBA Europe Cup

Golden Eagle Ylli ka debutuar me humbje në grupet e FIBA Europe Cup. Kampioni kosovar është mposhtur nga Hapoel Galil Elion. Rezultati ka qenë 76:93 (23:20, 12:28, 19:24, 22:21).

Kampionët e Kosovë në fillim ishin më të mirë, duke krijuar epërsi 12:3 si dhe duke shkuar në pushim me një avantazh 23:20. Por fuqia e klubit kosovar nuk zgjati shumë. Klubi izraelit u rikthye në lojë duke krijuar diferencë dhe duke e mbyllur periudhën e dytë me rezultat 35:48.

Në periudhën e tretë që ishte vendimtare izraelitët u treguan më të mirë dhe e mbyllën ndeshjen me rezultatin 76:93. /rtklive

Asnjë koment

Comments are closed.