Rezultati Gjeorgji – Çeki, shpresë për Shqipërinë
Gjeorgjia e ka shijuar pikën e parë në një Kampionat Evropian.
Ata barazuan 1:1 me Çekinë në xhiron e dytë të fazës së grupeve në Kampionatin Evropian.
Lexo Edhe:
Edhe një largim nga Liria e Prizrenit
Hlozek shënoi për Çekinë në minutën e 23-të, por goli u anulua nga sistemi VAR për prekje me dorë.
E Gjeorgjia arriti të kalonte në epërsi në sekondat e fundit të pjesës së parë, shkruan Gazeta Express.
Ishte Mikautadze që u tregua i saktë nga penalltia për 1:0.
Por, Patrick Schick në pjesën e dytë arriti të barazonte shifrat në minutën e 59-të.
Me këtë barazim, tani Çekia dhe Gjeorgjia kanë nga një pikë në pozitat tre dhe katër.
E ky barazim i jep edhe më shumë gjasa Shqipërisë, që edhe me një barazim eventual ndaj Spanjës të sigurojë kualifikimin tutje, megjithatë kjo matematikë do të varet nga shumë ndeshje që luhen në vijim.